Gjermani, SPD koalicion me Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVPas një bllokimi politik 5 mujor më në fund kancelaria gjermane Angela Merkel do të formojë qeverinë e saj të katërt pasi socialdemokratët e opozitës votuan në favor të një koalicioni të madh.



66% nga 463.000 anëtarë socialdemokratë votuan pro.



Votimit që zgjati dy javë i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e aleancës me Angela Merkel.



Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koalicionit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale.



Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk u prit mirë nga CDU.



Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t'u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (dhe Të Gjelbërve e Liberalëve bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD.



Merkel pritet të përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë opozitën e fortë nga Alternativa nacionaliste për Gjermaninë (AfD). Partia anti-emigracion hyri në parlamentin federal për herë të parë në shtator dhe tani përbën partinë më të madhe të opozitës.