Azilkerkuesit/ 3307 qytetare nuk jane lejuar te udhetojne jashte Shqiperise

2018-05-11 0

Në harkun kohor të dy muajve në periudhën 1 Janar 2018 deri më 28 Shkurt 2018, 3307 qytetarë nuk janë lejuar që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për shkak të mosplotësimit të kushteve drejt vendeve të Shengen.
Nga këta, 246 janë minorenë, thotë policia.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar ? 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar ? 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Gjatë periudhës 01 Janar - 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar ? 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 ? 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale ?Braktisjen e të miturve? në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.