Ora News - Veliaj: Çdo qytetar që paguan parkimin, dhuron një pemë

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në projektin për gjelbërimin e kryeqytetit dhe mbjelljen e pemëve janë bashkuar edhe Tirana Parking, e cila së bashku me kryetarin Erion Veliaj, mbollën pemë në autostratëd Sauk-TEG.

Veliaj: Tirana Parking po ndihmon duke mbjellë pemë sot, por në fakt çdo qytetar që parkimin e paguan me celular në nr. 50500, dhuron një pemë.

Veliaj ftoi qytetarët të mbjellin pemë në ditët e mbetura pasi duhen edhe 10 mijë pemë për të arritur objektivin për mbjelljen 100 mijë pemëve deri në 21 mars

Veliaj: Kemi përpara 7-8 Marsin, Ditën e Verës, të tjera arsye për ta bërë Tiranën tonë më të mirë se ç'ishte dje. Janë një mënyrë për t'i kushtuar suksesin e këtij qyteti të gjitha grave dhe vajzave, që e bëjnë këtë qytet të suksesshëm.

Eglantina Zëre, drejtoresha e Përgjithshme e "Tirana Parking", theksoi se çdo e ardhur nga pagesa me celular e vendparkimit, shkon për të mbjellë pemë për qytetin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-cdo-qytetar-qe-paguan-parkimin-dhuron-nje-peme