Report TV - Hajdutët kthejnë përmbys zyrat e fabrikës së mjaltit në Korçë, vjedhin kasafortën

2018-05-11 1

KORÇË-Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një grabitje në afërsi të fshatit Dishnicë. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojërave duke marrë kasafortën.

Sipas policisë, brenda kasafortës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh. Pronari i firmës së bojërave është 47-vjeçari me inicialet A.M.

Fabrika ruhej me roje private, por ky i fundit, sipas policisë ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, ndërsa vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Free Traffic Exchange