LEZHE - Report Tv siguron videon ekskluzive të grabitjes së një supermarketi në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Gjithçka ndodh në pesë minuta. Në pamje duken grabitësit të maskuar, ndërsa njëri prej tyre mban armë zjarri kallashnikov në dorë, të cilët fillimisht "inspektojnë" marketin dhe më pas hapin dyert e futen brenda. Pamjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit, por autorët janë kujdesur që të maskohen, duke mbuluar fytyrën.
Grabitësit arrijnë të marrin kasafortën e biznesit të cilën e ngarkojnë në një automjet dhe largohen me shpejtësi. Katër autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia vijon hetimet për të rënë në gjurmët e tyre.