Report TV - Ekskluzive/ Zbardhet dosja e plotë e shqiptarëve që furnizojnë me droge Ndranghetan

2018-05-11 0

EKSKLUZIVE - Plaku i Madh i kanabisit është një burrë rreth 65 vjeç, i cili banon në një zonë të panjohur të Shqipërisë, i rrethuar nga njerëzit e tij dhe, nga sa duket, i mbrojtur nga Policia, që i lejon të jetojë lirisht, ndonëse në Itali është dënuar me 25 vjet për trafik ndërkombëtar droge.

Kur në dhjetor të vitit 2016 një bos i Ndranghetas kalabreze erdhi ta takojë për të folur për bashkëpunim, ai u përul para Plakut të Madh, duke konfirmuar kështu lajmin se kriminaliteti shqiptar tashmë respektohet edhe nga më e vjetra mes mafieve italiane. Emri i tij, çuditërisht, nuk dihet, pasi, kur Guardia di Finanza italiane provoi t?i kërkojë ndihmë Policisë shqiptare për ta identifikuar, autoritetet e Tiranës nuk deshën, ose nuk ditën, të bashkëpunojnë. Kjo ndodhi më 2016. Plaku i Madh mbetet pa emër, pavarësisht nga fakti që hetuesit italianë madje dinë edhe numrin e telefonit të tij, por as kjo deri tani nuk i ka mjaftuar Policisë shqiptare për ta identifikuar.

Duket si një roman krimi, por është gjithshka e vërtetë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, në dokumentat e hetimit të kryer nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros, që ?Shqiptarja.com? publikon sot ekskluzivisht, e cila, pak ditë më parë, arrestoi 25 trafikantë, mes të cilëve një shqiptar, ndërkohë që dy shqiptarë janë në kërkim dhe shtatë të tjerë janë nën hetim. Të gjithë ata akuzohen se kanë importuar nga shtatori deri në dhjetor 2016 rreth pesë ton marihuanë nga Shqipëria. Por në listën e trafikantëve të zbuluar nuk del shefi shqiptar, Plaku i Madh, që sërish mbetet pa emër.

Free Traffic Exchange