Eksperti i arsimit, njëherazi pedagogu Ndriçim Mehmeti tha në studion e Report Tv se vrasja e nxënësit 15-vjeçar në Durrës, Angjelos Gjokazaj nga 17-vjeçari Devi Lala, është një ngjarje e paralajmëruar pasi sipas tij kjo është situata në shkollat shqiptare ku nuk ka siguri dhe as edukohen breza. Stilolapsi, thotë Mehmeti, është zëvendësuar nga thika.
"E kam thënë para dy vitesh, stilolapsi është zëvendësuar me thikën. Sepse nuk ka më interes për mësimin. Kjo situatë në shkolla është paralajmëruar. Për çfarë interesohemi ne në shkollë për nxënësit, sa kalë kaluar, sa kanë mbetur. Ne nuk shtrojmë pyetjen, sa qytetarë nxjerrim ne nga shkolla? E patë nëj nismë të minsitrtit francez të ndalimit të telefonave. Këta zihen pse i bërë like të dashurës time, pse më pe shtrembër, pse më the pabuks. Ne nuk kemi një studim se në çfarë roli është bulizmi në shkollat shqiptare", u shpreh Mehmeti.
I riu që humbi jetën, më herët ishte nxjerrë nga shkolla pasi kishte mbërritur 5 minuta me vonesë në mësim. Për ekspertin e arsimit, mësuesja e cila mori këtë vendim, duhet të kishte dhënë llogari për vendimin tragjik i cili i kushtoi jetën nxënësit.