Vendimet abuzive për pronat në vite - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kaosi në dhënien e titujve të pronësisë në vite duket së është një proces gjithnjë e më i pamundur për tu zgjidhur. Nga viti 2009 kohë kur hyri në fuqi ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë e deri në 2017, komisioni qeveritar i pronës ka evidentuar mbi 2 mijë vendime të dhëna ne mënyrë abuzive nga veriu në jug. 889 janë vendime që janë marrë për shfuqizim, pjesa tjetër janë korrigjime. Por vendimet e marra nga komisioni qeveritar i pronës janë vendime administrative, çka do të thotë se një pjesë e tyre janë ankimuar në gjykatë. 50 % janë ende në proces gjyqësor, i cili ka zgjatur me vite. Por ne 460 raste nuk kanë pasur të drejtë qytetarët. Qeveria shtyu afatin e ligjit deri në fund të viti 2018, çka do të thotë se edhe gjatë këtij viti do të vijojë regjistrimi i titujve të pronësisë në ato raste që kanë mbetur pezull për arsye nga më të ndryshmet.