Sekuestrohen pasqyrat financiare të “Arbri Garden” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne një kohë që pronari i firmës Arbri Garden, Arbër Çekaj vijon të jetë në kërkim hetuesit kanë sekuestruar të gjitha pasqyrat financiare të biznesit të tij të bananeve. Dyshimet e para nisën pikërisht prej tyre pasi brenda një harku kohor të 5 viteve që nga regjistrimi i kompanisë të ardhurat e ortakut të vetëm të kompanisë janë trefishuar. Sipas ekstraktit historik regjistrimi i biznesit është bërë në vitin 2012. Vlera fillestare e kontributit të Arbër Çekaj ishte 100 mijë lekë ndërsa gama e shërbimeve që ofron është nga më të ndryshmet, që nga media e deri te punimet në akset rrugore por sipas të dhënave të prokurorisë të vetmet lëvizje kanë qenë ato të bananeve nga Kolumbia. Sikur mos të mjaftonte kjo 3 vite pas regjistrimit të Arbri Garden e cila numëron tre magazina, një në Elbasan në tregun agroushqimor, tjetra në Tiranë dhe zyrat qendrore në Maminas, kapitali ndryshon nga 100 mijë në 7 milionë lekë. Veç kësaj pas dy vitesh biznesi i bananeve lulëzon në 20 milionë. Sërish i vetmi ortak me 100 perqind të aksioneve në kompani është Arbri Çekaj. Nga të dhënat financiare të sekuestruara nga prokuroria mësohet se një kapital i tillë nuk justifikohet vetëm me importimin e frutave ekzotike.