Report TV - Përcillet për në banesën e fundit shefi i policisë pyjore Agur Vrenozi

2018-05-11 0

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Agur Vrenozi, 53 vjeçari që tashmë nga qytetarët fierak cilësohet hero për aktin që kreu duke u përleshur me tre grabitësit e argjendarisë në Fier, ku mori edhe një plumbin fatal.
Sipas dëshmitarëve, Vrenozi u ndodh rastësisht para dyqanit që ia kishte lënë me qera Gëzim Hoxhës, të afërmit të tij që e përdorte për veprimtari të Këmbimit valuator. Pak minuta para ngjarjes, 53 vjeçari kishte dal si çdo ditë nga banesa e tij në katin lart pikës së këmbimit valutor për të blerë bukë. Gjatë kthimit në shtëpi, ai kishte parë tre grabitësit që duke kërcënuar të plagosurin tjetër Gëzim Hoxha po merrnin paratë e xhiros.

Në këtë moment Agur Vrenozi ka marrë një karrige nga shitësja e bananeve aty ngjitur, ka bllokuar derën e xhamit dhe ka kërkuar nga kalimtarët e rastit që të njoftonin policinë. Përpos rezistencës së tij, dy grabitësit kanë arritur të hapin derën dhe njëri prej tyre ka qëlluar 53 vjeçarin dhe më pas kanë ikur me vrap në drejtim të Zogut të Zi në Fier, rruga e Semanit, ku dhe i priste me makinë grabitësi i tretë.