Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për kapjen nga krimi dhe droga. Jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri, tha ai, është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që mbollën krimin në vend.
Grabitjet me armë dhe humbja e jetës së qytetarit, Agur Vrenozi, në Fier sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tregojnë se në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e krimit dhe drogës.
Kjo situatë, thotë kryetari i opzoitës, jo vetëm që nuk do të ndryshojë por do të përkeqësohet për sa kohë sipas tij kryeministër do të jetë Edi Rama.
Basha: Besimi i kësaj propaganda do të kishte pasoja fatale për vendin. Edi Rama nuk reformohet dhe nuk çlirohet dot krimi se është i zhytur thellë në të.
Edi Rama po financon miliona euro propagandë brenda dhe jashtë Shqipërisë, tha Basha, për të krijuar idenë se po lufton krimin, drogën dhe korrupsionin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jeta-dhe-prona-ne-rrezik-basha-ne-vend-sundon-krimi-droga-dhe-korrupsioni