Ora News - Vranë dhe dogjën nënë e bir në Vlorë, Nusja flet për Ora News: Jam penduar shumë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Më morë në qafë!" Përgjimet telefonike zunë në granckë Hysnie Hoxhallari dhe të dashurin e saj Kasëm Pirjasi.

Sot ata dolën në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" pasi akuzohen se ka vrarë dhe më pas dogjën nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari. Ky i fundit ishte bashkëshorti i Hysnies

Po a është penduar?

"Shumë" thotë Hysnia në një prononcim të shkurtër ekskluzivisht për gazetaren e Ora News, Jerola Zijaj menjëherë sapo doli nga gjykata dhe po hynte në makinën e policisë për tu dërguar në qeli.

Mësohet se ata janë përgjuar për 35 ditë pas krimit.

Para grupit hetimor ata kanë pranuar se kanë kryer krimin por ndërkohë që Kasëmi thotë se ajo s'ka ditur gjë për vrasjen për të t'i vënë flakën shtëpisë e kanë bërë bashkë, gruaja thotë se e kishte mësuar krimin pasi kishte ndodhur. I vetmi veprim që pranon ajo të ketë bërë është se ka pastuar sëpatën që ishte me gjak.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrane-dhe-dogjen-nene-e-bir-ne-vlore-nusja-flet-ora-news-jam-penduar-shum