Karrige me rrota falas per 900 persona

2018-05-11 1

Një punishte në Vorë, e cila prodhon karrige të personalizuara me rrota për personat me aftësi të kufizuara tashmë do të financohet nga shteti, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar t?i përfitojnë ato falas.

?Gjithçka nis nga liria, liria për të lëvizur, për të qenë të pavarur, ndaj po japim mbështetjen tonë maksimale si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, duke financuar për herë të parë shërbimet e përshtatjes së karrigeve me rrota për çdo individ me aftësi të kufizuar që ka nevojë 900 persona në vit do të përfitojnë karriget me rrota falas?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpërndau karriget e prodhuara enkas për 15 gra me aftësi të kufizuar nga Tirana dhe Durrësi. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi rreth 700 persona me aftësi të kufizuara janë pajisur me karrige me rrota.