Report TV - Peleshi në Gjirokastër takim me fermerët

2018-05-11 0

Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka vizituar dhe një fermë të mbjellë me arra.

Ministri Peleshi ka theksuar dhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit, dhe sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivitimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.
"Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%". Pra kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë kokurruese bujqësinë", u shpreh ministri Peleshi.

Free Traffic Exchange