http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2017 ka shënuar një numër të lartë lejësh ndërtimi për hotele apo njësi akomoduese. Sipas të dhnave nga instat janë 53 leje të dhënave për hotele, numri më i lartë në katër vitet e fundit.Sipërfaqaja totale e tyre arrin në 89 mijë metra katror. Ekspertët e vlersojnë këtë fakt si një nxitje që po i bëhet sektorit, i cili problemimin kryesor ka mungesën e kapacitevete për të përballuar fluksin e turistëve që vijnë gjatë sezonit. Por sektori i turizmit u mbështet edhe me një paketë masash lehtësuese, për cdo investim në hoteleri me 5 yje. Kjo inisiativë për ekspertët është pozitive por mbetet peng i strategjitsë së turizmit. Shqipëria nuk ka një strategji afatgjatë zhvillimi për këtë sektor, për rrjedhojë investitorët hezitojnë.Qeveria miratoi shmangjen nga taksa e infrastrukturës si dhe nga tatim fitimi për 10 vjet për cdo investim që do të kryhet në turizim me standartin 5 yje. Në argumtin e saj qeveria tha se me këto lehtësira fiskale do të tërheqë brende të njohur hoteliere, për të cilat Shqipëria ka nevojë.