Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht aksidenteve të shumta që kanë ndodhur gjatë muajit shkurt, policia rrugore regjistron raste të tejkalimit ekstrem të shpejtësisë në rrugët e vendit.
I tillë është rasti i drejtuesit të të një automjeti tip ?Audi V8?, i cili u regjistrua nga radarët e policisë teksa ecte me 213 km/h në autostradën Tiranë-Durrës. Drejtuesi i automjetit nuk i ndaloi patrullës së policisë pas shenjës.
Ndërsa u ndalua nga efektivë të tjerë tek sheshi ?Shqiponja?. Arsyeja e dhënë nga shoferi për lëvizjen me shkelje të rregullave ishte se po shpejtonte pasi e priste shoqëria për festuar në fundjavë.
Burime zyrtare të policisë rrugore thanë se në orët e para të mëngjesit të së shtunës u evidentuan nga radari drejtuesh mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara. Sipas policisë janë evidentuar shpejtësi që varijojnë nga 153 km/h deri në 213 km/h të cilat janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për përdoruesit e rrugës.
Policia rrugore e Tiranës konstaton me shqetësim se kryesisht gjatë fundjavës shumë drejtuesh mjetesh qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë këto rregulla duhen zbatuar nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë por edhe të jetës në rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-udhetonte-me-213-kmh-se-e-priste-shoqeria-te-festuar