Ora News - Shteti do marrë mbrapsht pronat në bregdet: 30 mije parcela do i nënshtrohen rivlerësimit

2018-05-11 0

Për më shumë lexoni në:

Të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit ndër vite do i rikthehen atij.

Drejtori i ALUIZNI-t doli në një deklaratë për median për të njoftuar për planin e veprimit që do të ndërmarrë qeveria shqiptare.

Do të jenë 30 mijë parcela që do i nënshtrohen procesit të rivlerësimit

Artan Lame: "Qeveria po përgatit një skemë veprimi, si nevojë për të qartësuar një pjesë të mish-mashit me pronat në zonat bregdetare të vendit. Pikërisht atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive, përmes procesit të ndarjes së tokës së ish-koperativave bujqësore, apo siç njihet nga publiku përmes AMTP-ve.Po përgatitet një skemë ndërveprimi për ndarjen e pronave në mënyrë abuzive. Do i japim fund këtij procesi. Qeveria synon t'i rikthejë shtetit këto prona të grabitura në mënyrë të padrejtë. Prona, që duke u rigrupuar në dorë të shtetit do të kenë destinacion të qartë: Përdorimin e tyre në procesin e kompensimit të ish pronarëve dhe në procesin e investimeve në turizëm.

Procesi që do të fillojë Qeveria këto ditë, përmes disa institucioneve shtetërore, ku vlen të përmendet roli që do të ketë sistemi i prefektëve, do të bëjë krehjen e vendimarrjeve abuzive përgjatë gjithë vijës bregdetare, për ta çliruar atë nga ngërçi pronësor. Këtij procesi ligjvënës, do ti nënshtrohen rreth 30.000 parcela përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.

Abuzimet me te shumta

Artan Lame: Ky fenomen zhvatjeje ka vuajtur gjerësisht e gjithë zona bregdetare e vendit. Mund të përmendim si zona me problematika të tilla: bregdetin e Velipojës, atë të Lezhës, të Shëngjinit, zonën e Kune-Vainit, Ishull Lezhën, Gjirin e Lalëzit, bregdetin e Spillesë në zonën e Kavajës, bregdetin e Semanit, zonën e Nartës, zonën e Orikumit, dhe bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug.

Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore, zona e rërës, së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat ligatinat e moçalet e ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake. Tokat në zonat bregdetare u ndanë duke u konsideruar si bujqesore. Tokat e ish-kooperativave janë keqpërdorur, do t'i kthejmë shtetit tokat e grabitura

Apeli per kujdes

Lame kishte dhe një apel për qytetarët: Të bëjnë kujdes për blerjen e tokave në në bregdet, veçanërisht për tokat me çmime të ulëta.

Artan Lame: " Po vemë re se ditët e fundit, të kapur nga paniku i zbulimit të bëra, një pjesë e të paudhëve po mundohen të humbasin gjurmët e krimit, duke i shitur, rishitur, ndarë e rindarë, copëzuar këto parcela të përfituara në rrugë të kundraligjshme.

Ora News -
http://oranews.tv/article/shteti-do-marre-mbrapsht-pronat-ne-bregdet-30-mije-parcela-do-i-nenshtrohen-rivleresimit