Manastirliu: Falas karriget me rrota për 900 njerëz me aftësi të kufizuar

2018-05-11 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur financimin e shërbimit të karrigeve me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar. 900 persona në vit do të përfitojnë karriget me rrota falas. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në punishten ?Mirësia?, e cila për herë të parë financohet nga shteti për shërbimet e karrigeve me rrota.
?Jam shumë e kënaqur që jam në këtë punishte që siguron, më shumë se çdo ndërmarrje tjetër, një element shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për personat me aftësi të kufizuar, siç janë karriget me rrota, ky mjet i domosdoshëm për të aksesuar shërbimet, për t?ja dalë vetë në përditshmëri. Gjithçka nis nga liria, liria për të lëvizur, për të qenë të pavarur, ndaj po japim mbështetjen tonë maksimale si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, duke financuar për herë të parë shërbimet e përshtatjes së karrigeve me rrota për çdo individ me aftësi të kufizuar që ka nevojë?, tha Ministrja Manastirliu.