LEZHË Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit, dëbora në zonat malore ka filluar të shkrihet. Kjo ka bërë që prurjet e lumit Drin të rriten dhe për pasojë të sjellin problemet e para në zonat e ulta.
Në Lezhë është shembur ura që lidh fshatrat Maben dhe Barbullush.
Qindra banorë kanë mbetur të izoluar dhe pa asnjë mundësi lidhje me zonat e tjera dhe qytetin e Lezhës.