Ora News - Gjykata i la në burg sulmuesit, Gjoka: Zoti i ruajtë, është viktimë njësoj si unë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë pasi gjykata i la në burg dy të rinjtë e akuzuar për sulmin ndaj trajnerit Ernest Gjoka, ky i fundit ka folur për mediat duke deklaruar se moralisht e ka falur personin që e goditi.

Të riun e quan viktimë të një presioni psikologjik, por tekniku kuqeblu i qëndron asaj që ka thënë edhe në polici, se mes tyre nuk ka patur asnjë bisede paraprake, ndryshe nga pretendimet e Foljetës.

Ernest Gjoka: "Mendoj që në punën time nuk di të kem ofenduar kënd dhe nuk di të ofendoj kënd.Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Personalisht nuk kam asgjë me ata persona, Zoti i ruajtë. Ai është viktimë njësoj si unë, unë isha viktimë e një agresioni por edhe ai është viktimë e një agresioni tjetër ndoshta psikologjik."

Duke lënë pas këtë ngjarje që tronditi jo pak opinionin sportiv, Gjoka flet edhe për humbjen e pësuar me Laçin si dhe përgatitjet që ekipi po bën për ndeshjen me Flamurtarin, ku për shkak të kohës, skuadra është detyruar të stërvitet në kalçeto.

Ernest Gjoka: "Nuk kemi mundësira të rikuperojmë shumë, donim me patjetër që atë ndeshje të paktën ta kalonim me 1 pikë. Nuk arritëm sot, ndoshta një çikë dhe për mosmeritën tonë para portës por duhet të ecim përpara dhe ta shikojmë këtë javë si vendimtare. Ndoshta nesër edhe po qe shumë shi do të dalim në fushë dhe për tu hapur nga ana tekniko-taktike në fushë por nëse do të jetë jetë e pamundur do të vazhdojmë nga nesër me një seancë. Por nesër kemi dy seanca. Rezultatet e fundit të Superligës kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime se në kurriz të Vllaznisë po luhen aleanca. Ishalla kemi fatin me vete që të kemi në pauzë shiun që të dalim në fushë."

Por tekniku kuqeblu është i kujdesshëm në përgjigje dhe thotë se nëse ato janë të verteta, do të jenë të rënda për ekipin e tij. Gjoka shton se lufta për mbijetesë po bëhet shumë e egër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-i-la-ne-burg-sulmuesit-gjoka-zoti-i-ruajte-eshte-viktime-njesoj-si-une