Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Sarandës la në burg 12 personat e arrestuar si në kuadër të operacionit ?Piramida?, gjatë të cilit u godit një grup trafiku droge drejt Greqisë.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me familjarë të shumtë të personave të arrestuar që qëndruan pranë gjykatës.
Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Koçiu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.
Katër persona të tjerë janë në kërkim si anëtarë të grupit. Por familjaret shprehen se arrestimi i tyre eshte nje farse dhe se ata jane te pafajshem.
Diten e djeshme avokati Gjergji Imeri u shreh se i ishte ndaluar te takonte klientin e tij dhe kjo me urdher te prokurorise.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sarande-trafikonin-droge-ne-greqi-lihen-ne-burg-12-anetaret-e-grupit-kriminal