Çfarë është certifikata e NATO-s? Ora News kontakton një zyrtar të Aleancës

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pritje të autorizimit nga Presidenti i Republikës, për të nisur negociatat me shtetin grek për delimitimin e kufirit detar, një nga 12 negociatorët e propozuar nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Artur Mecollari, u akuzua si bashkëpunëtor i agjenturave të vendeve jashtë NATO.

Berisha: Dua të denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosje në grup të një ish-spiuni.

Të gjendur përballë këtij sulmi, Ministri Bushati u detyrua që në komisionin e jashtëm të kuvendit të publikonte certifikatën e sigurisë NATO COSMIC TOP SECRET, sipas të cilës gëzonte një nivel të lartë besueshmërie.

Bushati: Ja po ju them për Artur Meçollarin. Certefikatë për informacionin e klasifikuar. NATO Cosmic.

Paloka: I është lënë në dorë spiunëve të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë.

Shqipëria është tashmë një vend anëtar i NATO që prej vitit 2009 dhe politika e saj e mbrojtjes funksionon sipas direktivave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të thotë se vendi ynë është një partner i besueshëm i NATO, si pjesë e këtij formacioni.

NATO COSMIC TOP SECRET është një certifikatë personale sigurie, e nivelit të lartë që të lejon aksesin në të dhënat që prekin sigurinë kombëtare, anti-terrorizmin, kundër-zbulimin ose të dhëna të tjera sensitive që qarkullojnë nga NATO dhe midis shteteve të NATO-s

Ora News pyeti nëse është e mundur që një person i cili ka këtë lloj certifikate sigurie, mund të jetë i përfshirë si një agjent spiunazhi. Një zyrtar i NATO tha për Ora News se këtë pyetje duhet t?ia bëjmë autoriteteve shqiptare, pasi lëshimi i certifikatave të tilla është një e drejte e posaçme, ekskluzive e autoriteteve shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-eshte-certifikata-e-nato-s-ora-news-kontakton-nje-zyrtar-te-aleances

Free Traffic Exchange