Report Tv siguron pamjet nga momenti i grabitjes së pikës së Exchange në qytetin e Fierit, ku tre persona të armatosur morën një shumë parash si dhe plagosën rëndë pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe atë të ndërtesës ku ushtrohej biznesi.
Në video duken momentet e panikut kur qytetarët nxitojnë të largohen nga vendi i ngajrjes, por ka edhe të tjerë të cilët shkojnë në drejtim të vendit ku ndodhën të shtënat. Ngjarja përfundoi me dy të plagosur rëndë nga përleshja, ndërsa të tre autorët janë arrestuar. I plagosur rëndë ka mbetur pronari i ndërtesës ku ushtrohej biznesi, Agur Venozi, cili ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kome.
Ata janë; Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autorët, dy janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t?u larguar.