Report TV - Basha në Vorë tek familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike

2018-05-11 0

Dëshmi tronditëse të familjeve që janë përjashtuar nga ndihma eknomike. Fëmijë që ushqehen me turshi në mëngjes dhe familje të zhytura në borxh për të mbijetuar, ky është mesazhi që na përcolli kreu i Partisë Demokratike gjatë një vizite në disa familje në Vlorë.
Përjashtimi i mbi 20 mijë familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomike është një fenomen kombëtar që ka prekur edhe Bashkinë e Vorës. Familjet që vizitoi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sipas tij janë të gjitha të hequra padrejtësisht nga ndihma ekonomike. Është rasti i Sabri Vrionit, që jeton me familjen në një barakë. Në bisedën mes tyre, ai i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma.