Digjitalizimi i Fototekës së Arkivit, studiues dhe qytetarët do kenë akses për 70 mijë foto

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda një viti Fototeka e Arkivit të Shtetit do të jetë online. Do të jenë rreth 70 mijë foto që do të digjitalizohen e do të mund të aksesohen nga qytetarë e studiues. Për të bërë të mundur këtë proces, të premten u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Akademisë së filmit dhe Multimedias Marubi.

Këto fotografi (në foto) që ndodhen në Drejtorinë e Arkivit të Shtetit e që shumë prej tyre datojnë prej vitit 1800 shumë shpejt do të mund të aksesohen online nga studiues, qytetarë e dashamirës së fotografisë.

Për të bërë të mundur këtë proces, të premten Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi.

Drejtori Ardit Bido tha se projekti që ka një rëndësi të veçantë historike do të realizohet brenda këtij viti.

Ardit Bido: Ne do të realizojmë brenda këtij viti sistemin e plotë të Fototekës së AQSH, të skanohen dhe hidhen online për ti lënë rrugën pastaj katalogimit elektronik në mënyrë që çdo qytetar i interesuar për historinë e fotografisë të mund ta aksesojë atë lirisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/digjitalizimi-i-fototekes-se-arkivit-studiues-dhe-qytetaret-do-kene-akses-70-mije-foto