Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti, Ilir Meta, informoi Komisionin e Jashtëm parlamentar për kufirin detar me Greqinë, ndërsa palët kanë gjetur dakortësi në qëndrimet e tyre se kjo çështje mes dy vendeve duhet të zgjidhet. Mimi Kodheli tha se përcaktimi i kufirit detar mes dy vendeve është i rëndësishëm për integrimin e vendit tonë. Partia Demokratike propozon që çështja të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare. Po në këtë pikë nuk gjen mbështetjen jo vetëm të Partisë Socialiste por dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Takimin me presidentin Ilir Meta, për të diskutuar mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë, anëtarët e Komisionit të Jashtëm nga të gjitha krahët politikë e vlerësuan si konstruktiv dhe që i shërben procesit.
Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm, foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje me palën greke, kjo sipas saj edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Kodheli: Ndamë të njëjtin opinion me Presidentin lidhur me nevojën, domosdoshmërinë absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë. Jo vetëm kaq, por momenti historik në të cilin ndodhet Shqipëria sot, viti historik që Shqipëria kalon sot, nevoja e saj dhe meritat që Shqipëria ka për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se mazhoranca dhe opozita para Presidentit të Republikës u ndanë vetëm për mungesën e transparencës nga ana e Ministrisë së Jashtme.
Paloka: Patëm një bisedë mjaft kontrsuktive mee presidentitn. Na informoi për të gjitha hapat që janë ndërmarrë deri më sot me Ministrinë e Jashtme. Për fat të keq rezultoi ajo që opozita ka ngritur si shqetësim mungesa e transparencës nga Ministria e Jashtme, si dhe fakti që edhe në marrëdhëniet me Presidenti nuk ka pasur një marrëdhënie korrekte.
Pas parashtrimit të presidentit lidhur me qëndrimin e tij që bazohet në vendimin e gjykatës Kushtetuese, ramë dakord pra mazhoranca dhe opozita që qëndrimi i Presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ai ka për të qëndruar fort në vendimin e Gjykatës Kushtetutës.Mosdakordësia mes palëve ishte tek transparenca, por mendoj se ky ishte një element i qartë për këdo.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-ps-lsi-kunder-zgjidhjes-se-ceshtgjes-ne-gjykaten-nderkombetare