Report TV - 'Pranvera frankofone', aktivitete kulturore kudo në Shqipëri

2018-05-11 2

Muaji mars sjell kulturën franceze kudo në Shqipëri falë vemendjes të Ambasadës Franceze për vendin tonë.

?Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri? është një mundësi për të gjithë shqiptarët që të zbulojnë larmishmërinë e ideve, vlerave të francezëve gjatë gjithë muajit. Nga shfaqjet teatrale, filmat, muzika franceze deri tek gastronomia, çdo ditë e muajit Mars do të jetë ndryshe, ku finesa parisiene do jetë shoqëruesja juaj. Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi ka një ftesë për të gjithë të interesuarit.

?Tjetër pjesë e mrekullueshme e çfarë Franca i ka ofruar botës është pikërisht kinemaja. Arkivistja thotë se nuk ka filma të vjetër apo të rinj, ka vetëm filma që i kemi parë ose nuk i kemi parë. Falenderoj edhe njëherë bashkëpunimin me Frankofoninë në Shqipëri sepse do të keni mundësi të shikoni 4 filma që do ju bëjnë të mendoni. Pavarësisht të gjithave ju lutem ejani, në 6:30 çdo të premte në Arkivin Shtetëror të Filmit", tha Elezi.

Free Traffic Exchange