Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të vetmit të arrestuar për 613 kilogramët e kokaninës, të kapur në një kontenier që sillte banane në Durrës, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.
Ky ishte vendimi që dha këtë të premte (2 mars) Gjykata e Krimeve të Rënda për dy të arrestuarit, pavarësisht se vetë ata dhe avokatët e tyre pretenduan se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike . Avokati Maks Haxhia, i cili mbronte në menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës se prokuroria nuk paraqiti asnjë provë , ndërsa për ceshtjen nuk kishte hetime të mëparshme
Maks Haxhia: Nuk u paraqit asnjë provë. Mbajtja në burg u lidh vetëm me faktin që u kapën 613 kg drogë. Nuk kishte asnjë përgjim. Donaldo Lushaj nuk në organet drejtuese të shoqërisë, biles kur ka vajtur të kryjë veprimet i kanë thënë ke autorizim? Ai i ka thënë jo. Atëhere veprimet do kryhen nëpërmjet agjencisë doganore. Si mund të merret një njeri përgjegjsi penale kur aty ishin edhe 15 punëtorë të tjerë në magazinë?!
Jashtë seancës kanë reaguar edhe të afërmit e të arrestuarve. Xhaxhai i shoferit të kamionit në kontenierin e të cilit u gjetën 613 kilogramë kokainë, tha se nipi i tij nuk mund të jetë trafikant droge në një kohë që paguhet vetëm 25 mijë lekë në muaj.
I afërm i Armando Pezakut: Armando është punëtor firme dhe nuk ka të drejtë të luajë me kaminon. Ka një dispencer që komunikon. Është firma Pelikan. Unë nuk e di kur e kanë marrë telefon. Armandi ka 5-6 muaj që punonte me kontenier.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-njihen-me-masen-e-sigurise-dy-te-arrestuarit-613-kg-kokaine