Nënkryetarja e Komisonit të Ekonomisë, Jonida Tabaku, ka mbajtur një deklaratë në lidhje me ato çfarë Ministri Ahmetaj deklaroi mbi ekonominë e vendit, duke shfaqur një pasqyrë ku vihej re progresi i vitit 2017 në fushën përkatëse.
Tabaku e quan Ahmetajn gënjeshtar, duke mohuar deklaratën e tij se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të funksionit bankar si edhe për vlerën e investuar për ndërtimin për Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se përkundrazi, financimi ka ndodhur nga rrugë që lidhen me krimin dhe drogën. Ajo është shprehur se Ahmetaj gënjen kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër, për investimet e huaja si edhe për borxhin publik. Në fund, ajo thekson se investimi më serioz i Ramës, është droga.