Italianët nuk mundën dot të zbulonin drogën në kontenierin e komapnisë ?Arbri Garden? dhe pse për tre orë me anë të një kontrolli fizik e kaluan në sitë atë para se të nisej drejt Maltës e më pas të përfundonte në Durrës. Report Tv ka mësuar se në Itali jo vetëm është kontrolluar kontenieri por i është vënë edhe vulë e re për të lënë gjurmë të këtij kontrolli.
Policia dhe dogana Italiane nuk mundën dot të zbulonin praninë e kokainës në kontenierin e fimrës ??Arbri Garden? dhe pse e kontrolluan atë për disa orë rresht para se të vinte në destinacionin final Shqipëri.
Agjentët doganorë dhe policia italiane kanë kontrolluar nëse fillimisht malli banane ishte në brendësi të kontenierit siç ishte përshkruar në faturën e lëshuar nga autoritetet kolumbiane.
Kontrolli fizik ka nisur me heqjen e plumbçit të doganës kolumbiane dhe më pas kontrollin e kutive me banane.
Pasi italianët kanë verifikuar se në kutitë e bananeve s?kishte asnjë send të ndaluar, ata s?kanë kryer një kontroll me skaner por kanë lëshuar urdhërin e daljes nga Livorno drejt Maltës të kontenierit duke ndryshuar më pas dhe plumbçin.