http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar ne emisionin Real Story te Sokol Balles, tregoi detaje te operacionit te sekuestrimit te 613 kilogramëve kokaine ne Maminas. Xhafaj tha se pas ardhjes se kontenierit malli iu nënshtrua kontrollit dhe ishte qeni antidroge ai qe pikasi lenden narkotike. Pas kësaj dërgesa u fut ne skaner.
Xhafaj tha se pas njoftimit te Prokurorisë se Krimeve te Renda u konkludua qe te behej nje dërgese e kontrolluar per te pare se ku do te shkonte kontenieri.
Ministri i brendshëm u shpreh se ne vitin 2015 policia kishte referuar ne prokurori informacione per dërgesa te dyshimta nga pronari i kompanisë Arber Cekaj. Ai shtoi se per 38-vjecarin ka dyshime dhe per dy dërgesa te tjera, por jo ne Shqipëri.
Pronari i kompanisë Arbri Garden dyshohet se ndodhet ne Gjermani, ndërsa prej kohesh biznesi i 38-vjeçarit ndiqej nga hetimi doganor.