Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian ka bërë që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë më ngushtësisht me njëri-tjetritn për të kapur këtë mundësi për integrimin në familjen europiane. Strategjia shihet si dokument pozitiv pasi ka një afat se kur këto vende mund të anëtarësohen.
Në aktivitetin "E ardhmja e Ballkanit", të mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, pjesëmarrës nga të 6 vendet e rajonit, diskutuan për pritshmëritë nga strategjia dhe realitetin ku gjenden shtetet ballkanike
Tirane- Strategjia e zgjerimit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor duhet të lexohet siç duhet nga vendet e rajonit pasi është një mundësi e mirë për integrim në familjen europiane.
Sipas studiuesit Arjan Dyrmishi, kjo strategji, merr parasysh të gjitha problematikat e vendeve të ballkanit dhe iadreson ato në të gjitha nivelet me një bashkëpunim mes 6 vendeve Ballkanike, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian
Për Valbona Zenelin, përfaqësuesen e Qendrës Europientë Studimeve të Sigurisë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë fort për të bindur vendet anëtare pasi më shumë se 50% e qytetarëve europianë, nuk e duan zgjerimin
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/integrimi-ne-be-gjermania-e-shqetesuar-krimin-nderkufitar-dhe-luften-kunder-korrupsionit