Diaspora, Shqipëri-Itali bashkëpunim për thithjen e investimeve, Majko: Projekt me rëndësi

2018-05-11 1

Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali do të jenë në fokus të një projekti pilot të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, me qëllim që kjo pjesë e diasporës sonë të mund të kontribuojë në vendin tonë përmes investimeve .
Në prezantimin e këtij projekti, ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se qeveria ka në përfundim një projektligj të ri për fondin e zhvillimit të diasporës.

?Ne nuk mund të kujdesemi vetëm për ata që jetojnë në Shqipëri, pra në shtëpi, dhe të mos merremi me ata që jetojnë jashtë vendit, sepse falë tyre Shqipëria ka kaluar shumë probleme ekonomike. Diaspora shqiptare është një pasuri thuajse e pa shfrytëzuar e kombit tonë. Qeveria ka përfunduar dhënien e mendimeve dhe do të miratojë se shpejti një projektligj për fondin e zhvillimit të diasporës, që ka të bëjë me cilësinë e marrëdhënieve të investimeve të diasporës në Shqipëri?, shprehet Majko.

Free Traffic Exchange