Përveç Fierit sot u krye një tjetër grabitje, këtë herë në qytetin e Delvinës. Persona të paidentifikuar grabitën 70-vjeçarin Myslim Osmani rreth orës 07:00 të mëngjesit.Në momentin e grabitjes i moshuari ka qenë së bashku me të bijën, por të dy janë lidhur nga agresorët. Myslim Osmani tregon për Report Tv momentet e tmerrit që përjetoi gjatë grabitjes, ndërsa thotë se autorët janë nga Saranda ose Vlora, jo nga Delvina. ?Më lidhën, ata thanë mbaroi ky, e lidhën edhe vajzën dhe i thanë do të na japësh paratë. Ngrihet vajza i merr dhe ua jep, na lidhën prapë pastaj në kolltuqe. Na lidhën me çarçafë, nuk ikja dot, 20 minuta derisa premë ato që na lidhën. Telefonat na i morën dhe na i hodhën poshtë, edhe timin edhe të vajzës.