Italia në heshtje zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 46 milionë italianë do të votojnë të dielën për të zgjedhur legjislaturën e re të parlamentit Italian ndërsa ketë të premte është mbyllur fushata elektorale, e cila ka qenë tejet e ashpër dhe me mjaft episode të dhunshme mes militantëve të forcave ekstremiste të së majtës e së djathtës.



Për t?u shënuar është ngjarja dramatike në qytetin e Maceratës ku një militant e ish-kandidat i Lidhjes së Veriut për motive raciste qëlloi me armë zjarri ndaj emigrantëve me ngjyrë duke plagosur 4 prej tyre.



Pak orë para mbylljes së kësaj fushate, me një manifestim zyrtar mbajtur në Romë, ?Lëvizja 5 Yje? ka prezantuar skuadrën e qeverisë së tyre në rast fitoreje.



Janë 17 ministra, 5 prej të cilave femra e dy ministri të reja : Ministria e Meritokracisë dhe Ministria për Fëmijët.



Ndërsa qendra e djathtë me anë të një interviste televizive të liderit të Forza Italias, Silvio Berlusconi, ka zyrtarizuar kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani si kryeministër i këtij koalicioni në rast fitoreje. Nga ana e tij kreu i Europarlamentit ka pranuar zyrtarisht kandidaturën e tij.



Në mbyllje të kësaj fushate elektorale qendra e majtë italiane e drejtuar nga ish kryeministri Matteo Renzi, kërkon votën e italianëve duke denoncuar një rrezik konkret për Italinë që është krijimi i një qeverie mes aleancës së Lëvizjes 5 Yje dhe Lidhjes së Veriut. Për kryeministrin Paolo Gentiloni, rreziku më i madh për vendin do të ishte fitorja e një force populiste. Por gjithashtu edhe mungesa e fitores së një mazhorance e rikthimi në votime do të rrezikonte stabilitetin në vend.

Free Traffic Exchange