Ora News sjell momentin e parë pas grabitjes dhe plagosjes në Fier

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News ka siguruar momentet e para pak minuta pasi ndodhi grabitja e pikës së këmbimit valutor në Fier, me pasojë plagosjen e dy personave.

Siç duket edhe në këto pamje, pas ngjarjes dhjetra persona janë grumbulluar pranë vendit ku ndodhi ngjarja, ndërkohë që një prej të plagosurve ndodhej ende i shtrirë në tokë.

Dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë qenë dhjetëra qytetarë tek të cilët kjo ngjarja ka shkaktuar panik.

Pas krimit, tre persona u larguan me anë të një makinë, por u arrestuan rreth dy orë më vonë nga policia.

Dy personat e plagosur janë pronari i pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe pronari i godinës Agur Vrenozi.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të grabitjes me armë dhe maska.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ora-news-sjell-momentin-e-pare-pas-grabitjes-dhe-plagosjes-ne-fier

Free Traffic Exchange