Përveç Fierit sot u krye një tjetër grabitje, këtë herë në qytetin e Delvinës. Persona të paidentifikuar grabitën në banesë 70-vjeçarin Myslim Osmani.
Ai punonte si kambist, autorët janë futur gjatë natës në banesë duke e dhunuar, ndërsa i kanë marrë një shumë parash.
Autorët e kishin studiuar të moshuarin dhe faktin që në banesë mbante shuma të konsiderueshme duke qenë se punonte si kambist duke e grabitur.