Alarm i kuq nga i ftohti në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marsi nuk ka sjellë pranverë në pjesën më të madhe të Europës, por ditët më të ftohta të vitit duke paralizuar jetën normale dhe duke shkaktuar kaos. Stuhia ?Emma?, që vjen nga Atlantiku, po përplaset me masën e të ftohtit ekstrem që vjen nga Siberia, e quajtur si ?Bisha nga Lindja, duke vazhduar reshjet e dëborës dhe temperaturat ekstreme nën zero.



Numri i të vdekurve nga i ftohti në Evropë ka arritur në 55,ku 21 prej viktimave janë vetëm në Poloni, kryesisht njerëz të pastrehë.



Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani, në Republikën Çeke, Serbi, Itali dhe Holandë. Në kryeqytetin francez, autoritetet ngritën qendra emergjence për rreth 3 mijë të pastrehët që numëron qyteti.



Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një deklarate paralajmëroi se rreziku më i madh i sëmundjeve nga i ftohti prek të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike.



Në Angli është dhënë alarmi i kuq për shkak të motit të keq, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë për më shumë se 13 orë.



Ndërkohë në Glasgou të Skocisë mbyllja e aeroportit ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë për orë të tëra në pritje, ndërsa u janë ofruar edhe batanije dhe ndihma të tjera.



Reshjet e dendura të dëborës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, ditën e enjte dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.



Probleme të mëdha pati edhe në shërbimin hekurudhor, ndërsa shumë rrugë nëpër qytetet europiane janë paralizuar. Rreth 2000 drejtues automjetesh u bllokuan për orë të tëra në një autostradë pranë qytetit francez të Montpellier.



Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër, do të vazhdojnë të dridhen edhe ne fundjave nga i ftohti siberian që ka sjellë temperaturat më të ulëta të viteve të fundit.

Free Traffic Exchange