Ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasa kërkon lirimin nga burgu, pasi i cilëson si të pabaza akuzat e prokurorisë për mashtrim. Avokati i tij, Isuf Shehu deklaroi sot se personi që e ka paditur ish-Prefektin i ka të pabaza pretendimet e pronësisë. Hasa u arrestua për mashtrim me kontratat e shitblerjes së apartamenteve dhe një dyqani të një personi me shtetësi kanadeze.
Hasa akuzohet se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar 2 persona, një shtetas shqiptaro-kanadez dhe një shqiptar nga Laçi duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Ish-Prefekti Hasa sipas policisë i ka shitur një kanadezi me inicialet B.H. një dyqan në Tiranë, por me dokumente false, ndërkohë që i mori 260 mijë dollarë.