Begaj pozitive dhe në testin b: Betohet Live mbi Kuran: Nuk e kam prekur atë substancë të qelbur

2018-05-11 1

Pasi Ronela Behaj rezultoi pozitive me doping në testin A dhe B, ka dhënë një konfereëncë për shtyp sot në orën 11:30 për herë të parë për këtë çështje. Konferenca është mbajtur në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun Olimpik të Tiranës. Ajo shprehet se e kanë akuzuar pa baza, se ështër e pastër dhe se Shqipëria, në vend që ta mbrojë, e fundos atë. Gjatë konferencës, Begaj puth Kuranin duke thënë se ëhstë e pafajshme. Sportistja përmend faktin që ka sakrifikuar shumë për flamurin shqiptar dhe se është turp të mbahet një i tillë qëndrim kundrejt saj. Ronela thekson se medalja i është hequr sepse ?jemi botë e tretë?.
"Unë punën time e bëra, medaljen Shqipërisë ja solla. Kam harxhuar të gjithë rininë time për sportin. Këtë sakrificë e kam bërë për familjen time, për këtë flamur që është ngritur në radhët botërore. Jemi botë e tretë! Po të ishim botë e parë unë do e kisha end medaljen! Jam e pastër dhe e gatshme, është turp që më është akuzuar kjo lloj substancë, jam e gatshme për çdo lloj analize, nuk i trembem askujt," u shpreh Begaj

Free Traffic Exchange