Ora News - Moti i keq përfshin gjirin e Vlorës, pezullohet lundrimi

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moti i keq me reshje shiu dhe stuhi ka përfshirë gjirin e Vlorës, ndërsa në zonat malore vijuan reshjet me intensitet të ulët të dëborës. Për pasojë trafiku detar është pezulluar.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, nuk ka mbërritur dhe peshkarexhat dhe anijet e tjera janë ankoruar në radë.

Në portin e Durrësit, nuk ka problematika.

Ndërkohë reshjet me intensitet të ulët të dëborës kanë ndikuar në përmirësimin e situatës në zonat malore.

në Juglindje të vendit, të gjitha rrugët janë të kalueshme, pas disa ditëve me probleme

Në Korcë, problem mbeten zonat e thella sic është Lekasi, Trebinja dhe zona e Mokrës ku trashësia e borës arriti mbi 60 centimetra.

Situata më e vështirë mbetet në qarkun e Dibrës, ku shumë fshatra mbeten të bllokuar për shkak të ngricave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/moti-i-keq-pezullohet-trafiku-detar-ne-vlore