Droga shqiptare vijon të lundrojë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, duke gjetur treg në vendet evropiane. Sasi të mëdha hashashi shqiptar janë kapur në dy vendet fqinje, Itali dhe Greqi.
Mediat italiane raportojnë se është kapur një sasi e madhe marijuane, e cila vinte nga Shqipëria. Bëhet fjalë për 5 tonë hashash shqiptar, ku në pranga janë vënë 25 trafikanë, mes të cilëve dhe 3 'kokat' e trafikut. Mes të arrestuarve janë edhe 10 shqiptarë Indrit Buja, Elvis Hajdini, Shefik Muho, Vladimir Leskaj, Gentian Sulejmani, Luan Tahiraj, Alban Sinani, Vilson Nelaj, Astrit Paskali, Adrian Licaj.