Ora News - Rikthehen përmbytjet? IGJEUM: Shkrirja e dëborës dhe reshjet do rrisin nivelin e lumenjve

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dëborës vendi ynë do të dominohet nga reshjet e shiut por temperaturat do të pësojnë ngritje me 12 gradë celcius. Meteorologët thonë se shkrirja e dëborës si dhe reshjet e shiut do të shkaktojnë rritje të nivelit të lumenjve, çka mund të kthejë sërish përmbytjet.

Reshjet e dëborës do t`i lënë vendin temperaturave të ngrohta dhe shiut. Meteorologët thonë se shkrirja e dëborës si pasojë e rritjes së temperturave me 12 gradë në ditët në vijim kombinuar dhe me reshjet e shiut do të shkaktojnë rritje të nivelit të lumenjve ç`ka mund të rikthejë përmbytjet në veri dhe Shqipërinë e mesme.

Meteorologët e Institutit të Gjeoshkencave apelojnë për më shume vigjilence nga qytetarët dhe autoritetet.

Metodi Marku: Duke filluar nga veriu për lumenjtë Drin dhe Buna do të varet ndjeshëm dhe nga operimi i kaskadës. Duke zbritur pak më në jug, lumenjtë Mat dhe Ishëm do të vërehet një rritje e shpejtë e nivelit të lumenjve. Duke qenë se reshjet janë të përqëndruara në veri dhe qendër më shumë, në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë në zonat urbane mund të ketë shqetësime lokale për shkak të intensitetit të reshjeve.

Reshjet e shiut do të ndërpriten ditën e shtunë për t`u rikthyer të dielën dhe do të zgjasin përgjatë gjithë javës së ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rikthehen-permbytjet-igjeum-shkrirja-e-debores-dhe-reshjet-do-rrisin-nivelin-e-lumenjve