Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vrasjes së nënë e bir Selkie dhe Olsi Hoxhallarit qëndron një histori marrëdhenieje jashtëmartesore e nuses së shtëpisë dhe burrit 26 vjeçar të një kushurirës së saj. 32-vjeçarja Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi përfunduan në pranga, për krimin makabër që ka si motiv xhelozinë e një çifti në lidhje të hershme dashurie që nuk mund të takohej.Por lajmi ka rënë si bombë në fshatin e vogël të Roskovecit, ku nisi historia me fundin tragjik për tre familje të përfshira.
"Të hetojnë dhe të gjejnë të vërtetën se çfarë është. Është nga zjarri, është nga kjo që po thonë, të di dhe unë.Kam një djalë të vogël. Ta di dhe unë nga se ka ardhur".
Kur Hysnie Hoxhallari pranoi median në shtëpinë ku u gjetën të vrarë bashkëshorti dhe vjehrra, pretendoi sikur ishte pikëlluar, por në të vërtetë rezulton të ketë qenë një vrarëse në kërkim të humbjes së gjurmëve.
Pak orë pas ngjarjes policia konsolidoi dyshimet për përfshirje në krimin e dyfishtë për të cilin Hysnia bashkëpunoi me 26 vjeçarin Kasem Pirjasin me të cilin kishte një lidhje të jashtëmartesore disa vjeçare.
Provat e siguruara në vendngjarje dhe përgjimet e policisë e tradhëtuan.
Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.
Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori, ndërsa 32 vjeçarja fshehu ngjarjen dhe tentoi të manipulojë provat mes zjarrit që pasoi krimin.
Gentian Shehaj: Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje. Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale".Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).
Pamundësia për tu takuar në kushtet kur bashkëshorti 43 vjeçar ishte kthyer nga Greqia, ishte motivi banal i këtij krimi makabër.
Historia e lidhjes kishte nisur vite më parë në Strum të Roskovecit, ku 26 vjeçari ka vajtur 5 vjet më parë për të jetuar në fshatin e nuses, ndërsa 32 vjeçarja e ka fshatin e lindjes.
Këtë të enjte, lajmi kishte rënë si bombë në familjet me lidhje gjaku të dy protagonistëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-ngjarja-ne-vlore-policia-arrestoi-autoret-e-vrasjes-se-nene-e-bir