Rama: Kokainën e kapëm vetë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, që solli në kapjen e sasisë së madhe të kokainës në Portin e Durrësit, është mirëpritur nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian. Nga kryeqyteti bullgar Sofje, ku mori pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të rajonit me Presidentin e KE-së Juncker dhe komisionerët Mogherini dhe Hahn, kryeministri Edi Rama nënvizoi angazhimin qeverise në luftën kundër drogës.


?Operacioni më i fundit i agjencive tona ligjzbatuese, Hetimi Doganor dhe Policia e Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë, pati një jehonë shumë positive dhe u vlerësua maksimalisht, duke pasur parasysh që ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që përpara sesa të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e Bashkimit Europian dhe faktikisht i ka shpëtuar kontrolleve?


Shefi i ezekutivit i njohur meritat agjencive ligjzbatuese shqiptare, në kapjen e drogës. Siaps tij, ky ishte mirëfilli operacion i forcave shqiptare, i kryer pa asnjë sinjalizim nga partnerët ndërkombëtarë.


?Është krejt e natyrshme të punojmë me partnerët, është krejt e natyrshme operacionite të jenë fryt i bashkëpunimit me partnerët, por në këtë rast është treguar gatishmëri dhe integritet i lartë i vetë forcave tona të angazhuara në luftën trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishëmria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdolloji?

Në takimin e Sofjes, qeveria shqiptare mori mbështetjen e krerëve të lartë të KE-së për procesin e integrimit europian të vendit. Rama tha se pritet një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe më pas nga vendet anëtare për çeljen e negociatave.


?Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht në këtë periudhë përsa i përket vendeve anëtare, pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim lidhur me hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë Shqipëria?

Pak ditë më parë, gjatë vizitës në Tiranë Presidenti I komisionit europian Jean ? Calud Juncker theksoi përprahjen për procesin e integrimit, duke rinënvizuar nevojën e vijimit të refromave në Shqipëri.

Free Traffic Exchange