Rudina/ Shenjat me te favorizuara per muajin Mars sipas Merit (01.03.2018)

2018-05-11 2

Jemi në fillimin e muajit Mars dhe pse nga temperaturat nuk duket, jemi zyrtarisht në Pranverë. Fillimi i një stine të re, sjellë dhe ndryshime ne levizjen e yjeve dhe planeteve.
Por se si do të ndikojnë ato në jetët tona do të na e thotë astrologe Meri Shehu. E ftuar në studion ?Rudina?, Shehu tha se peshqit, binjakët, shigjetarët duhet të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm. Është një ditë shumë e mirë sot për ta dhe mund të vendosin gjera shumë të mira.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12- Peshorja, fillojnë me një lloj ngadalësimi në çështjet e tyre dhe do të kenë disa pengesa. Ata sikur vihen në përballje, do të kenë hënë të plotë në shenjën e tyre, por nuk do të jetë shumë pozitive.
11- Binjakët, hëna e plotë nesër i nxjerr të zbuluar. Deri në mes të Marsit do jenë në qendër të bisedave të të tjerëve, ata do të kenë periudhë delikate. Hëna e re në datë 13 mund të japë një fillim të ri.
10- Demi, hëna e plotë në virgjëreshë ju jep një mundësi të mirë për njohje, por pas datës 7 fillojnë pengesat dhe ngatërresat. Çështjet e punës së tyre do të komplikohen në fund të marsit.
9- Gaforrja janë në këtë pozicion sepse do jenë në katërkëndësh. Duhet të jenë vigjilentë në marrëdhënie me të tjetët. Do bëhen pre e kritikave të forta për çështje pune. Zakonisht gaforret kanë inat dhe e përdorin të parin, nëse përdorin diplomacinë do mund të marrin një pozicion të mirë, nëse jo do
8- Luani kanë fillimin e Marsit shumë të mirë, do kenë udhëtime, kontakte me jashtë etj. Në një çështje ekonomike duhet të kenë kujdes. Hëna e re është e bukur në mes të marsit por për luanët sjell difiçit për ta nga ana shpirtërore.
7- Bricjapi është në këtë pozicion pasi në 17 mars do të kenë një komplikim në jetën personale. Mesi i marsit i ftof dhe nëse janë në krizë në mes të marsit mund të bëjnë një ndarje.
6- Peshqit mund të bëhen pjesë e një loje që nuk e kanë kuptuar ose duan të jenë pjesë e saj. Me qetësi duhet të shikojnë edhe çështjet ekonomike.
5- Ujori nuk do të preket negativisht. Me pak vështirësi do të gjejnë dashurinë e tyre. Fjala luftë ngelet në kontekstin e tyre dhe në fund të marsit premtohet një moment erotik për ta.
4? Akrepi do të ketë ditë të mira, mesi i marsit do të jetë fatlum për ta. Do të ketë goditje nga ana personale dhe pak vështirësi me punën.
3? Virgjëresha mund të bëhen pjesë e një njohje të suksesshme, por për dikë që bashkëpunon me ju nuk do të jetë e mirë. Fillime të reja punësh do të keni në mes të marsit.
2- Dashi pranvera për ta do të sjellë dashuri, udhëtime, paqe.
1- Shigjetari, çështjet familjare dhe ekonimoke do të jenë mirë. Do të kenë lajme të mira në karrierë, hëna në virgjëreshë i thërret për më shumë shkëlqim. Do të ketë nota optimiste, do relaksohen me veten dhe do të bëjnë udhëtime./tvklan.al