Report TV - Miratohet në parim Projekt Ligji për Trashëgiminë Kulturore

2018-05-11 0

Pyetja Kod apo ligj për trashëgiminë kulturore si dhe bashkimi i ligjit për muzetë në një të vetëm me atë të trashëgimisë, kanë qenë temat e ditës në seancën dëgjimore në komisionin e Medias dhe Informimit Publik ku ishte e ftuar ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Anëtarët e opozitës vlerësuan se projektligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë të kthehej në kod ashtu si në Itali duke qenë se bazohet në përvojën e mirë të këtij vendi. Por ministrja Kumbaro ka dhënë argumenta duke hedhur poshtë propozimin e opozitës.
?Nëqoftëse ne do të flasim për një kod do të kemi të bëjmë me një ansambël shumë më kompleks që prek disa ligje të tjera. Nëse do të kishim shkuar për kod në rastin e trashëgimisë kulturore, ne do duhej të kishim hyrë në ndryshime të shumë ligjeve të tjera. Kriteri sasior i numrit të neneve apo faqeve nuk është ai që përcakton në duhet të jetë ligj apo kod?, tha Kumbaro.
Sakaq, Kumbaro shpjegoi edhe arsyen pse shkriu dy ligje në një të vetëm.
?Konstatuam që shtrirja e fushës së trashëgimisë kulturore nuk është e ndryshme nga ajo e muzeve. Vetë muzetë janë pjesë e trashëgimisë kulturore?, tha minstrja e Kulturës.
Teksa kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka sjellë një panoramë të zymtë të monumenteve të kulturës në Shqipëri, mbledhja ka kaluar në garë mes ministres dhe deputetëve demokratë për arritjet e tyre ndër vite.