Kokaina në Durrës, biznesmeni Çerkaj ishte me sinjal ‘Alert’ si trafikant

2018-05-11 1

Zbulimi i 613 kg kokainë në kontenierin me banane duket se nuk ka qenë fare i rastësishëm. Report TV mëson se kompania ?Arbri Garden? dhe biznesmeni Arbër Cerkaj rezultonin me sinjal alerti në sistemin tonë kufitar por edhe për agjencitë e huaja si person i dyshuar që mund të kryente trafik kokaine.
Për shkak të rrugëve të tij të dyshimta dhe ngarkesave të shpeshta ai ishte vendosur në kontroll të rreptë sa herë kryente lëvizje apo bënte transporte të ndryshme me ngarkesë frutash ekzotike nga vendet Ekuadori apo vende të tjera të Amerikës Latine.

Sinjali i dyshimit për biznesmenin Arbër Cerkaj është konfirmuar edhe nga zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili në studion e emisionit ?Repolitix? u shpreh se gjetja e drogës nuk ishte aq e rastësishme për autoritetet shqiptare.