ReportTv ka mësuar ekskluzivisht se prej mesit të Janarit një urdhër i brendshëm i doganave është vënë në zbatim për kalimin në kontroll me skaner të gjithë kontenierëve me fruta ekzotike përfshi dhe bananet që vinin nga Amerika Latine.
Ky urdhër është vënë në zbatim pas sinjalizimeve që hetimi doganorë kishte prej partnerëve të huaj se një kompani shqiptare që operonte në tregun e bananeve do të sillte një sasi të konsiderueshme kokaine me kontenier, por sipas sinjalizimeve nuk bëhej fjalë për ?Arbri Garden?.
Kjo kompani sipas burimeve për ReportTv pasi i merrte kontenierët në Durrës i kalonte në rrugë tokësore për në Malin e Zi. E pikërisht këtu ishin fokusuar kontrollet ndërsa më 19 shkurt 2018 mbërriti me traget nga Kolumbia në Itali e më pas në Maltë e Durrës kontenieri që shihni në këto pamje.