http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kocias iu përgjigj sot pyetjeve të bëra nga deputetja e opozitës Dora Bakojani mbi negociatat me Shqipërinë.
Gjate interpelancës ne parlament, Bakojani e akuzoi Kotzias se marrëveshja e re po trajtohet në fshehtësi dhe se ajo përmbush vetëm kërkesat e Shqipërisë.
Deputetja iu referua edhe qëndrimit të Presidentit Meta për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që konsiderohet si vije e kuqe ne negociata.
Ish-ministrja e jashtme nënshkruese e marrëveshjes së vitit 2009, kërkoi të dijë edhe se cili është grupi i negociatorëve grekë dhe a do të nënshkruhet kjo marrëveshje në muajin prill në Tiranë.
Por Kotzias u shpreh se marrëveshja e mëparshme e firmosur prej Bakojanit dhe Lulzim Bashës ishte nje dokument fantazmë.
Kemi tre opsione para nesh: Njëra është marrëveshja e cila nuk u ratifikua nga ata që e kanë nënshkruar atë dhe mund të kalojnë dhe 50 vitet e ardhshme kështu. E dyta, nuk duhet të merremi me gjykimet e gjykatave të vendeve të tjera. Dhe e treta është të diskutojmë, nëse ka një rrugë teknike, për të rregulluar çështjet teknike apo jo.
Mendimi ynë është se një marrëveshje e vërtetë është një mijë herë më e mirë se një marrëveshje fantazmë. Pra, ne duhet të shohim se si të dalim nga bllokimi mes dy palëve.
Shefi i diplomacisë greke shpjegoi edhe detaje mbi kufirin detar që është diskutuar dhe për të cilin do të negociohet.
Marrëveshja, për ta shpjeguar, ka të bëjë me 9% të sipërfaqes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë.
1.190 kilometra katrorë është e palës greke, për aq kohë sa ajo është 12 milje territor detar dhe Shqipëria ka 1.220 kilometra katrorë ne një kohë që ka deklaruar prej vitesh 12 milje si ujëra territoriale. Mbetet pra rreth 9% të zonës detare. Pyetja teknike që ekziston ka të bëjë me linjat bazë, jo me vijën e mesme.
Ne fund Kocias e sfidoi Bakojanin edhe me faktin se marrëveshja e firmosur prej saj nuk u tarifikua.
Unë ende nuk e kuptoj, se pse qeveria juaj, jo vetëm që nuk e ratifikoi këtë marrëveshje, por në 2014 u kryen konsultime sekrete me palën shqiptare për të gjitha marrëveshjet. Unë e kuptoj që ju nuk e dini. Kjo tregon se sa e fshehtë ishte.
Ministri Kotzias bëri të qartë dhe përbërjen e grupit negociator nga ana greke. Bëhet fjalë për një staf me 10 persona dhe që sipas tij janë kompetentë në fusha të ndryshme për paketën e gjithë çështjeve të hapura me Shqipërinë